Këto janë 5 jahtet eksplorues më të mëdhenj në botë

ardita 0

Me prezantimin e projektit për  një superjaht eksplorues të quajtur Esquel nga Oceanco si edhe me prezantimin e jahtit ekplorues prej 57 metrash të Heesen XVenture duket se në botën e jahteve këto lloj jahtesh po kërkohen gjithmonë edhe më shumë. Këto janë 5 jahtet më të mëdhenj eksplorues:

5)Andromeda

Ky superjaht prej 107 metrash u ndërtua nga Kleven në vitin 2015 dhe u be nga miliarderi neo-zelandez Graeme Hart i cili e shiti këtë jaht për shumën e 175 milion dollarëve. Pamja e jashtme e këtij jahti u dizenjua nga Oscar Mike ndërsa nga ana arkitekturore ky jaht u dizenjua nga Norwegian Marin Teknikk. Një nga veçoritë kryesore të këtij jahti është vendi për uljen dhe parkimin e helikopterit.

4)Le Grand Bleu

Jahti eksplorues Le Grand Bleu prej 112.8 metrash u ndërtua nga Bremer Vulkan në vitin 2000. Ky jaht ishte prone e miliarderit rus Roman Abramovich i cili  në vitin 2006 ja shiti këtë jaht mikut të tij Eugene Shvidler. Një nga veçoritë e këtij jahti është garazhi i madh që ka. Në këtë garazh ju mund të fusni 2 varka sportive, 1 jaht prej 21 metrash dhe një prej 22 metrash si dhe një makinë Land Rover.

3)Luna

Ky superjaht prej 115 metrash u ndërtua në vitin 2010 nga Lloyd Werft për Roman Abramovich. Ky jaht jaht në atë kohë njihej si jahti me pishinën më të madhe në botë. Abramovish e shiti këtë jaht tek Farkhad Akhmedov i cili bëri një reastaurim prej 50 milion eurosh duke e bërë ketë një pamje edhe më fantastike se më parë.

2)Ulysses

Ulysses është ndërtuar nga Kleven vitin e kaluar është version më i madh i jahtit Andromeda të ndërtuar po nga kjo kompani. Nga ana arkitekturore ky jaht u dizenjua nga studioja norvegjeze Marin Teknikk me pamjen e jashtme të dizenjuar nga Oscar Mike Naval Architects dhe ate të brendshme nga studioja britanike RWD.  Ky jaht ka një vend për uljen dhe parkimin e helikopterin si dhe një garazh të madh.

1)Octopus

Jahti Octopus prej 126 metrash u ndërtua nga Lurssen në vitin 2003. Ended he sot pas 16 ky jaht është jahti më i madh eksplorues në botë. Ky jaht ishte në pronësi të një prej themeluesve të Microsoft Paul Allen. Garazhi i këtij jahti mund të zejë 2 nëndetëse, njëra prej të cilave mund të komandohet nga jahti ndërsa tjetra mund të rrijë nën ujë për rreth 8 orë me një ekuipazh prej 10 personash. Gjithashtu ky jaht ka 2 vende për uljen dhe parkimin e helikopterëve si edhe një studio muzikore nga ku këngëtarë si Usher, U2 dhe Jonny Cash kanë rregjishtruar hitet e tyre. Ky superjaht mund të akomodjë deri në 25 persona si dhe një staf prej 60 personash .