Këto janë 6 rivalitetet që mund të shihni në sezonin e ri të Formula 1

Admin 0

1) Sebastian Vettel vs Charles Leclerc

Piloti i ri  Charles Leclerc është ai që zëvendëson Kimmi Raikkonen tek Ferrari. Fansat kanë pritshmëri shumë të lartë për të duke parë edhe sezonin që ai bëri me Sauber. Ai është një nga pilotët e ri më të mirë në Formula 1. Nga ana tjetër është shoku i tij i ekipit Sebastian Vettel e cili e nisi shumë shumë sezonin e kaluar por që në fund Hamilton arriti t’ja rrëmbejë titullin. A do të arrijë Leclerc ta vendosë në vështirësi shokun e ekipit Sebastian Vettel?

2)Max Verstappen vs Pierre Gasly

Nuk është shumë e largët koha kur Verstappen ishte piloti i rid he ai duhet të rivalizonte Daniel Riccardo. Tani rolet janë kthyer me Pierre Gasly i cili është piloti i ri i Red Bull dhe është ai që duhet të provojë veten dhe të rivalizojë Verstappen.

3)Honda vs Reanult

Ka pasur shumë fjalë rreth këtyre dy lloj motorrësh gjatë viteve të fundit por a do të arrinë ato të rivalizojnë motorrët Mercedes apo Ferrari? Red Bull deri sezonin e kaluar ka përdorur motorrët e Renault, por këtë vit lidhi një kontratë me Honda dhe do të përdorë motorrët e saj. A do të arrij Honda të plotësoj pritshmëritë e Red Bull?

4)Lando Norris vs George Russell

Norris dhe Russell vijnë të dy nga Formula 2. Ata kanë luftuar deri në garën e fundit për titullin kampion dhe në fund fituesi doli Russell.  Të dy këta pilotë kanë shkëlqyer në katgoritë e ulëta por a do të arrijnë të njëjtin sukses dhe në Formula 1? Makinat McLaren dhe Williams nuk kanë bërë paraqitje të mira sezonin e kaluar. A do të arrijnë këto 2 pilotë të bëjnë paraqitje të mira me këto makina? Kjo mbetet për tu parë.

5)Daniel Ricciardo vs Nico Hulkenberg

Njoftimi se Daniel Ricciardo do të tranferohej nga Red Bull tek Renault i kapi të gjithë të pa përgatitur. Asnjë nuk e priste një ndryshim të tillë i cili solli një seri ndryshimesh të tjera. Ricciardo është një pilot i shpejtë i cili ka edhe një motivim më shumë këtë vit. Ai do të përpiqet t’i tregojë Red Bull se bëri gabim që e zëvendësoi atë. Ndërkohë Hulkenberg është një pilot i nënvlerësuar i cili kërkon të provojë që hyn tek pilotët më të mirë të Formula 1.

6)Lewis Hamilton vs Valtteri Bottas

Nuk ka dyshim që Bottas është ai që kërkon ta fitojë këtë duel. Ai duhet të marrë më shumë pike se Hamilton që në garat e para në mënyrë që të shihet si një pretendent për titullin kampion. A mund ta arrijë Bottas këtë? Evetmja mënyrë është që Bottas ta kalojë Hamilton, megjithatë kjo vështirë se do të ndodhë kur dihet se sa i shpejtë është kampioni i botës në fuqi.

This post is also available in: English