Këto janë disa nga makinat e shtrenjta që ka nën pronësi DJ Khaled

ardita 0

Khaled Mohamed Khaled i njohur ndryshe si DJ Khaled është dixhej, producent amerikan, gjithashtu është prezantues i një radioje që ndodhet në Miami. Dy albumet e tij të fundit “2016’s Major Key” dhe albumi i këtij viti “Grateful”, kanë qënë të dyja të renditura në vend të parë në Billboard, falë bashkëpunimeve që ka patur me Justin Bieber, Drake, Rihanna etj.

Përveç muzikës së tij, Khaled zotëron restorante, pasuri të patundshme dhe një kompani botuese. Motoja e tij “We the best” (Ne jemi më të mirët), ka të bëjë me të gjitha aspektet e jetës së tij, përfshirë këtu edhe fiksimin e tij për të blerë makina.

Atij i pëlqejnë shumë makinat Rolls-Royce, madje kompania i dërgoi një sedilje që përdoret për fëmijët e vegjël të personalizuar direkt pas lindjes së djalit te tij Asahd. 

Shikoni më poshtë disa nga makinat e shtrenjta që ka DJ Khaled:

10. 1991 BMW M3  ($30, 000)

Kjo është makina e parë që ka patur nën pronësi DJ Khaled kur ka jetuar në Florida. Ai ishte vetëm një adoleshent në atë kohë kur arriti të blinte një BMW M3 të vitit 1991 për rreth 30 mijë dollarë.

9. 2018 Range Rover Sport ($66, 750)

Në botën e SUV-ëve, këto janë makina me shumë klas. Khaled zotëron një nga modelet më të fundit të Range Rover i cili i ka kushtuar 66 750 dollarë.

8. 2018 Cadillac Escalade ($75, 195)

Range Rover Sport është i bukur por kur është fjala për luks thjesht nuk mund të krahasohet me Cadillac Escalade. Escalade është numri një përsa i përket luksit të SUV-ëve dhe sigurisht DJ Khaled e ka një të tillë qe i ka kushtuar 75 195 dollarë.

7. 2017 Rolls-Royce Wraith ($285,000)

Kjo makinë Rolls-Royce Wraith e vitit 2017 ka një motor V12  dhe prodhon 623 kuaj fuqi, DJ Khaled i ka kushtuar 285 000 dollarë.

6. 2016 Rolls-Royce Ghost Series II ($311, 900)

Makina është quajtur Ghost (Fantazma) për nder të Ghost Silver, një makinë e prodhuar në vitin 1906. Makina kushton 311 900 dollarë.

5. 2017 Rolls-Royce Dawn ($341, 125)

Kjo makinë kabriole me katër sedilje ka një motor V12, 6.6 litërsh i cili prodhon 563 kuaj fuqi dhe ka një shpejtësi maksimale prej 155 mph. Gjithashtu është shumë e shpejtë dhe arrin nga 0-100 km për 4.9 sekonda. Kjo është një nga makinat më të preferuara të DJ Khaled dhe i ka kushtuar 341 125 dollarë.

4. 2012 Maybach 57S ($417, 402)

Maybach 57 ishte makina e parë e markës Maybach prodhuar pas ringjalljes së markës nga DaimlerChrysler AG. Ajo rrjedh nga koncepti i Benz-Maybach që u paraqit në panairin e makinave të Tokios në 1997. Për fat të keq prodhimi i markës ndaloi në vitin 2012 për shkak të humbjeve të vazhdueshme financiare megjithatë DJ Khaled arriti ta kishte nën pronësi 57S për rreth 417 402 dollarë.

3. 2018 Rolls-Royce Phantom VIII ($450, 000)

DJ Khaled gjatë një interviste me ‘Forbes’ ka thënë që ai do të ishte i pari që do ta merrte këtë makinë. Mund të mos ketë qenë i pari, por ia ka dalë ta ketë nën pronësi këtë makinë që i ka kushtuar 450 000 dollarë.

2. 2017 Rolls-Royce Phantom Drophead Coupe ($533,000)

Rolls-Royce Phantom Drophead Coupe është aktualisht modeli më i shtrenjtë Rolls-Royce dhe makina më e shtrenjtë në klasën e saj me një çmim prej 533,000 dollarësh. Eshtë ndoshta makina me luksoze në botë dhe ka qënë që nga debutimi i parë i saj në ekspozitën ndërkombëtare të autoveturave në Detroit.

1. 2012 Maybach Landaulet ($ 1,382,750)

Landaulet është një Maybach i konvertueshëm dhe kushton më shumë se 1 milion dollarë për ta zotëruar. Eshtë një limuzinë ultra-premium dhe vetëm pak janë transportuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Përfundimisht në janar të vitit 2009 ai erdhi në SHBA, para mbylljes së prodhimit në vitin 2012.