Këto janë disa nga makinat më të mira të sigurisë që BMW i ka ofruar MotoGP gjatë këtyre 20 viteve

Admin 0

Kompania BMW nëpërmjet divizionit të saj M i ka ofruar MotoGP që nga viti 1999 disa nga makinat e sigurisë më fantastike që kjo kompani mund të ofronte. Me 20 vjetorin i cili është pranë BMW ka publikuar një video si edhe një seri fotosh të këtyre makinave fantastike. Vëmendja më e madhe është tek modelet e fundit si BMW M2 Coupe, M4 Coupe apo modeli më i fundit BMW M5. Megjithatë nuk duhet harruar BMW Z8 e cila u përdor si makinë sigurie në vitin 2002 apo modeli Z4 M Coupe e cila u përdor 5 vite më vonë. Një model tjetër interesant ishte edhe BMW 1 Series M Coupe e cila u përdor në vitin 2011 por edhe  modeli X6 M e cila u përdor si makinë sigurie gjatë vitit 2009.

Por çfarë makine do të ofrojë BMW vitin e ardhshëm? Kjo varet nga data se kur do të prezantohet modeli M8. Nëse modeli M8 nuk do të prezantohet në kohë makina e ardhshme e sigurisë në MotoGP mund të jetë BMW X3 M ose X4 M.

Partneriteti ndërmjet kompanisë gjermane BMW dhe MotoGP  nuk përfundon tek makinat e sigurisë. Kompania gjermane i dhuron 1 makinë fituesit të kampionatit në fund të sezonit. Gjatë 6 viteve të fundit vetëm 1 pilot ka qenë ai që ka arritur të fitojë kampionatin duke arritur gjithashtu që të fitojë nga një makinë BMW çdo vit. Piloti që ka arritur të fitojë makinat BMW është Marc Marquez. Ai ka arritur të fitojë 1 BMW M6 Coupe (2013), 1 BMW M4 Coupe (2014), 1 BMW M6 Convertible (2015), 1 BMW M2 Coupe (2016), 1 BMW CS (2017) dhe 1 BMW M3 CS të cilën e fitoi këtë vit.

This post is also available in: English