Këto janë fotot e para të Pininfarina PF0!

liridona 0

Hera e fundit kur u pa makina Pininfarina PF0 ishte në shtator dhe atëherë fotot tregonin vetëm disa pjesë të motorrit të makinës e cila pretendohet se do të prodhojë deri në 2000 kuaj fuqi.

Mirëpo kompania ka nxjerrë edhe disa foto të tjera të pamjes së jashtme të kësaj supermakine elektrike.

Gjithashtu kompania ka bërë edhe një investim prej 22 milion dollarësh tek Pininfarina SpA e cila do të jetë përgjegjëse për dizajnin e kësaj supermakine elektrike si edhe makina të tjera që mund të prodhohen nga Pininfarina në të ardhmen.

Që të mos ngatërroheni Automobili Pininfarina është kompania e cila po ndërton këtë supermakinë ndërsa Pininfarina SpA është studioja e famshme dizenjuese e cila është përgjgjëse për dizajnin e disa prej supermakinave më ikonë sot në botë.

Një prezantim privat u mbajt në gusht për këtë makinë por zyrtarët e Pininfarina nuk lejuan që të bëheshin foto.

Të gjithë ata që morrën pjesë në atë prezantim ishin të mendimit se kjo do të jetë një makinë speciale. Në punimet ecin sipas planit pritet që kjo makinë të prezantohet zyrtarisht në Mars tek Geneva Motor Show ndërsa data se kur kjo makinë do të dale në shitje mendohet të jetë në vitin 2020.