Këto janë fotot e para të superjahtit që po ndërton Riva!

liridona 0

Kantieri italian Riva ka publikuar fotot e para të superjahtit të quajtur Riva 50M e cila ka një gjatësi  prej 50 metrash.

Projekti i jahtit është prezantuar në vitin 2015 në Monaco Yacht Show.

Jahti pritet që të përfundojë në pranverën e ardhshme. Kantieri Riva është duke bashkëpunuar me Officina Italian Design në serine e superjahteve ku mendohet se do të ndërtohen jahte edhe më të mëdhenj që mund të arrijnë deri në 90 metra gjatësi.

Jahti prej 4 katesh pritet të akomodojë deri në 12 persona në 5 dhoma. Disa karakteristika të tjera të jahtit do të jenë një xhakuzi, një vend për uljen e helikopterit si edhe një garazh për të vendosur motorrët e ujit dhe mjete të tjera të vogla detare.