Këto janë makinat që do të përdorin sistemin Android të Google tek modelet e ardhshme

Admin 0

Kompanitë aleate të makinave Renault-Nissan-Mitsubishi kanë njoftuar se do të përdorin sistemin Android të Google në makinat e ardhshme. Të tre kompanitë do të përdorin sistemin Android si system operativ në sistemin e navigimit dhe informacionit të makinës. Makinat me sistemin Android të Google do të dalin në shitje në vitin 2021. Gjthashtu klienti do të ketë akses në disa karakteristika të Android si Google Maps, në aplikacionet e Play Store si edhe do të ketë Google Assistant. Hartat do të ndihmojnë dhe do t’ju lajmërojnë për çdo rrugë dhe kthesë që duhet të merrni ndërkohë që ju jeni duke shkarkuar ndonjë aplikacion nga Play Store.

Ndërkohë Google Assistant ju ndihmon t’i përgjigjeni telefonatave , mesazheve, të gjeni informacione të ndryshme si edhe të zgjidhni se cilën muzikë dëshironi me anë të komandave zanore, ju mund të flisni se çfarë dëshironi të bëni dhe sistemi do e bëj atë.

Megjithatë sistemi Android nuk do të jetë aty vetëm për t’ju ndihmuar dhe për ta bërë udhëtimin sa më të rehatshëm. Me anë të aplikacionit The Alliance Intelligent Cloud, Google dhe kompanitë do të marrin të dhëna rreth performances së makinës tuaj dhe të zbulojnë problemet nëse dalin.

This post is also available in: English