Këto mbrojtëse magnetike e mbrojnë makinën tuaj nga gërvishtjet kur e keni të parkuar

armir 0

Këto mbrojtëse e mbrojnë makinën tuaj nga përplasjet dhe gërvishjet.

Panelet magnetike të krijuara nga Dent Goalie janë të përbëra nga plastikë e cila është rezistente gjatë përplasjeve. Kjo gjë e mban makinën tuaj të sigurtë nga gërvishjet apo përplasjet gjatë kohës që e keni makinën në parkim. Ajo çka duhet të bëni ju është që thjesht ti vendosni anash makinës tuaj në momentin që e parkoni dhe një sistem sigurie kundër vjedhjes do ti mbajë të sigurta ato që të mos vidhen nga hajdutët.

Mund të ndahet në gjysëm për më shumë hapsirë dhe është në dy masa të ndryshme për ti dhënë makinës tuaj maksimumin e mbrojtjes që i duhet.
Gropëzat nga përplasjet e dyerve dhe gërvishjet tani janë diçka e së shkuarës me këtë mbrojtëse magnetike.

This post is also available in: English