Kia jep më tepër detaje rreth modelit të ri K900

ardita 0

Kia ka akoma shumë rrugë për të bërë nëse dëshiron që makinat e saj të krijojnë një emër në kategorinë e makinave luksoze. Gjenerata e dytë K900 është një hap i madh drejt asaj rruge. Pamja e jashtme dhe e brendshme e K900 është shumë moderne madje duke ngjasuar pak dhe me Mercedes Benz S-Class.

Pjesa e përparme e K900 duket më e veçantë se modeli i vjetër. K900 ka një dizajn dritash të përparme të dyfishtë me të njëjtat elemente si një Mercedes S-Class.

Kia e re K900 e 2019 është më e gjatë dhe më e gjerë se paraardhësja e saj. Një vijë e trashë ndodhet anash makinës poshtë pjesës së dyerve. Po ta shohim në profil do të vëmë re se K900 e re nuk e ka më të çarën që tek modeli i vjetër ndodhej midis derës së përparme dhe kofanos. Por diqset shkëlqyese i ka akoma të ngjashme me modelin e vjetër.

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”69″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”0″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

This post is also available in: English