Kia kërkon kthimin e mbi 500,000 makinave, arsyeja është se kanë probleme me…

ardita 0

Pas lajmit në mars që Administrata Kombëtare e Sigurisë së Qarkullimit (National Highway Traffic Safety Administration) po shqyrtonte raportet në lidhje me problemin airbag-ëve në automjetet e bëra nga Kia dhe nga filiali i saj Hyundai. Kia njoftoi se është duke kërkuar kthimin e më shumë automjeteve në SHBA për shkak të këtij problemi.

Administrata Kombëtare e Sigurisë së Qarkullimit vendosi të hetojë çështjen pas mësimit të gjashtë aksidenteve në të cilat vdiqën katër persona dhe gjashtë të tjerë u plagosën. Në secilën prej aksidenteve airbag-ët nuk arritën të aktivizoheshin për shkak të një gabimi të dukshëm elektronik.

Kia është duke kërkuar kthimin e 507,000 automjeteve, në të cilat përfshihen makinat Kia Fortes (2010-2013), Kia Optimas (2011-2012), Kia Optima Hybrid (2011-2012) dhe Sedona. Në muajin prill, Hyundai kërkoi kthimin e 425,000 automjeteve Sonata në SHBA për të njëjtën problem.

Kia thotë se nuk ka ende një menyre për të zgjidhur çështjen e airbag-ëve. Në faqen e saj të internetit, kompania koreane tha se sapo të konfirmohet një zgjidhje, të githë pronarët do të njoftohen nëpërmjet emailit në lidhje me riparimin. 

Kompania gjithashtu njoftoi se nëse ndonjë klient ndjehet i pasigurtë në automjetin e tyre, atëherë kompania do t’u ofrojë një makine me qira deri në përfundim të riparimit.

Vitet e fundit kemi parë tërheqje të shumta nga prodhuesit në mbarë botën. Në mars Ford kërkoi kthimin e 1.3 milionë makinave për shkak të një defekti me timonin, ndërsa në shkurt Toyota kërkoi kthimin e 65000 automjeteve, për shkak të disa bulonave që ishin montuar në mënyrë të papërshtatshme dhe për një problem tjetër që ndikonte në sistemin e kontrollit të stabilitetit të automjetit. BMW gjithashtu, kërkoi kthimin e rreth 12000 automjeteve pasi zbuloi se kishte instaluar softuerin e gabuar.

 

This post is also available in: English