KIA nis prodhimin e modelit të shumëpritur XCeed

ardita 0

Në veri të Sllovakisë, prodhimi i një modeli të ri të kompanisë koreane ka filluar në periferi të Zhilina.

Fabrika sllovake e Kia ka filluar prodhimin e crossover-it të ri XCeed, i cili u prezantua në selinë evropiane të prodhuesit korean në Frankfurt në fund të qershorit.

Vetura i përket familjes Ceed, gjenerata e tretë e së cilës në variantet karavan dhe hatchback ka qenë në dispozicion të blerësve në Evropë që nga mesi i 2018 dhe  përmirësoi shitjet me 41 për qind krahasuar me vitin e kaluar.

Familja Ceed pritet të performojë edhe më mirë në gjysmën e dytë të vitit, pasi variante të reja hibride pritet të fillojnë deri në fund të 2019.

Nën ‘kapuç’, nuk ka shumë surpriza, pasi XCeed mori të njëjtat mjete lëvizëse si modelet e tjera Ceed. Oferta më e vogël është një motor me tre cilindra 1.0 litra me 120 kuaj fuqi dhe 1.4 litra me katër cilindra që sigurojnë 140 kuaj fuqi.

Në krye të gamës është njësia 1.6 litra nga modelet sportive Ceed GT dhe Proceed GT me 204 kuaj fuqi. Aty është edhe një motor me naftë 1.6 litra që vjen në dy variante – me 115 dhe 136 kuaj fuqi.