Kia publikon foto të makinës së re elektrike, ja si duket

ardita 0

Kia do të zbulojë një makinë-koncept elektrik në panairin e makinave që do të zhvillohet me 5 mars në Gjenevë dhe kompania ka publikuar një imazh ngacmues të automjetit.

Prodhuesi i makinës ofroi shumë pak informacion rreth konceptit të ri elektrik i cili është i dizajnuar nga qendra evropiane e Kia-s, dhe përshkruhet si “dëshira e kompanisë për të ecur përpara drejt elektrifikimit”.

Modeli thuhet se përfaqëson të ardhmen e Kia-s, në mënyrë specifike, angazhimin e kompanisë ndaj elektrifikimit të automjeteve duke iu përgjigjur kërkesave të konsumatorëve rreth gamës, performancës, rrjeteve të rimbushjes dhe dinamizmit lëvizës. Thuhet se makina-koncept do të ketë kamera në vend të pasqyrave të pasme si Audi e-tron në Evropë.

This post is also available in: English