Kia shfaq Sorenton e ri, modeli nuk ngjanë shumë me imazhet ku shfaqej derisa ishte duke u testuar

liridona 0

Imazhet që i kemi parë, derisa ishte duke u testuar nuk duket se ishin të vërteta

Pas shumë imazheve që e shfaqnin derisa po testohej si dhe dokumenteve të rrjedhura, më në fund Kia ka treguar zyrtarisht disa pjesë të këtij modeli të ri

Ashtu si pritej, Kia Sorento do të shfaqet në fillim të muajit që vjen, në Geneva Motor Show, mirëpo ka një ndryshim të madh.

Dukja e këtij modeli, nuk ngjanë shumë me imazhet ku shfaqej derisa ishte duke u testuar, por është shumë më ndryshe.

Gjenerata e katërt e këtij modeli, së bashku me Telluride dhe Seltos, janë pjesë e ndryshimeve që ka bërë Kia në linjën e makinave SUV.

“Platforma e kësaj makine ka pësuar ndryshime, në mënyrë që të plotësojë standardet si një makinë shumë më praktike”, është thënë lidhur me këtë model.

Krahas mundësive më praktike, Kia Sorento ka edhe dizajn të ri, me grill të gjerë dhe drita më të holla, që ia bëjnë dukjen shumë më të mirë.