Kia Telluride 2020 është një SUV luksoz me një çmim të përballueshëm

ardita 0

Kia Telluride 2020 është makina më e madhe që ka shitur ndonjëherë Kia, ajo ka një hapësirë të mjaftueshme, më shumë se  modeli Honda Pilot ose Nissan Pathfinder.

Dizajni i jashtëm i SUV-it Telluride është i ngjashëm me atë të Range Rover, makina është e gjatë 5 metra dhe ka një motor V6, 3.8 litërsh që prodhon 291 kuaj fuqi.

Kritikët thonë që SUV-i Telluride 2020 duket si një SUV super luksoz që duhet ë kushtojë jashtëmase shumë, por në të vërtetë ka një çmim mjaft të përballueshëm. Një model me rrotat e para aktive kushton rreth 31,690 dollarë dhe nëse shtoni rreth 2000 dollarë mund të blini një model me të katërta rrotat aktive.