Kia zbulon konceptin e saj tërësisht elektrik Imagine, që ka 21 ekrane në kroskot

ardita 0

Makinat koncept kanë për qëllim të frymëzojnë imagjinatën, të jenë origjinale, të guximshme. Në shikim të parë, koncepti ‘Imagine’ nga Kia duket se i përshtatet më së miri këtij përshkrimi.

Por emri përshtatet sepse vetë koncepti është imagjinar. Kia nuk ka bërë të ditur ndonjë informacion në lidhje me performancën, kështu që nuk e dimë se sa e madhe ësht bateria, sa motorë ka, sa e fuqishme është.

Kjo makinë koncept është tërësisht elektrike dhe është i bazuar në modelet Niro dhe Soul. Pjesa e jashtme është e lyer me gjashtë shtresa krom, dyert hapen sikur të Rolls-Royce që mundësojnë që pasagjerët të ulen me lehtësi në sediljet e tyre që janë të punuara me lëkurë dhe mëndafsh.

E veçanta e kësaj makine është që ka 21 ekrane të hollë me rezolucion të lartë të cilat ndodhen në kroskotin e makinës.  Akoma nuk dihet se çfarë funksioni do të kenë por pritet të zbulohet brenda këtyre ditëve.

This post is also available in: English