Kina ka filluar ndërtimin e rrugëve solare për të karikuar makinat elektrike me wireless

armir 0

Kina ka filluar ndërtimin e rrugëve solar në mënyrë që të karikohen makinat elektrike.
Raportohet që Kina do të planifikojë ndërtimin e këtyre rrugëve për të zhvilluar karikimin me wireless dhe kështu do përmbushin planin e tyre ‘Made in China 2025’.

Rrugët e ndërtuara fillimisht në qytetin e Jinan, momentalisht funizojnë me energji elektrike shtëpitë afër dhe dritat e rrugëve.
Këto rrugë solare janë mjaftueshëm transparente saqë të thithin dritën e diellit dhe gjithashtu janë mjaftueshëm të forta saqë makinat mund të kalojnë sipër pa u prishur rruga.

Projekti drejtohet nga Grupi i Zhvillimit të Transportit ‘Qilu.
Ky grup planifikon të përdorë rrugët ekzistuese duke i modifikuar strukturën në mënyrë që të mundësohet karikimi i makinave elektrike që kalojnë aty.

Në fakt karikimi i makinve me wireless akoma nuk është aplikuar te makinat elektrike por Kina është duke bërë një parapërgatitje për çfarë i pret në të ardhmen.