Kina pretendon se ky është automjeti 4×4 më i besueshëm në botë

ardita 0

Prodhuesit e makinave kineze në mënyrë tipike njihen për vjedhjen e projekteve nga prodhuesit e makinave perëndimore por ata nuk përballen me pasojat ligjore sepse kanë mbrojtje nga prokuroria. Ndërkohë që ata nuk kanë fare një stil origjinal, si mund të jenë makinat kineze kur bëhet fjalë për besueshmërinë?

Ushtria kineze po pretendon se automjeti i tyre është më i besueshmi në botë për sa i përket segmentit të saj. E mbani mend SUV-in BJ80, që është një kopje e Mercedes-G-Class? Epo për këtë makinë bëhet fjalë.

Sipas AutoGuide, duke cituar South China Morning Post, ushtria kineze po pretendon se BJ80 është “automjeti më i besueshem në botë”. 

Me sa duket, rezultatet e fundit të testimit e vlerësuan atë shtatë herë më të besueshëm se Mercedes. Studiuesi që kreu testet madje shkon aq larg sa të thotë se rezultatet janë “pothuajse një mrekulli”.

“Është një rezultat tepër i lartë duke marrë parasysh problemet që duhej të kalonin”, tha Song Kai, një studiues i asociuar në Kolegjin e Inxhinierisë Mekanike dhe Automjeteve në Universitetin Hunan në Kinën Qëndrore.

Asnjë palë e tretë nuk mund t’i verifikojë këto përfundime, sepse sigurisht që nuk munden, është Kina.


 

This post is also available in: English