Kina synon të udhëheqe tregun e makinave elektrike

Mariglen 0

Kina është e njohur për potencialin teknologjik që ka dhe çdo produkt prodhohet atje. Tashme ajo po synon të udhëheqe dhe tregun e rij të makinave që përdorin bateri, duke mbeshtetur kompani start-up që synojnë këte sektor.

Se fundmi, kompania Singulato Motors arriti të garantojë një fond prej $2.39 miljard për të investuar brenda 5 viteve në ndertimin e një fabrike në qytetin Suzu në Kinën Lindore.

Kina është tregu më i madh jo vetëm i makinave me motor me djegie të brendshme, por edhe për ato elektrike.

Makina e parë që Singulato planifikon të nxjerrë në prodhim është modeli elektrik Singulato iS6. Karakteristikë janë dyert me hapje të kundert dhe dizajni i brendshëm i cili na kujton ata të Tesla’s. Informacionet paraprak bëjnë me dije që durimi i baterisë do të jetë 400 km, kurse do i duhen vetëm 4 sekonda per te arritur nga 0-100km/h. Çmimi do filloj nga $32,000.

Lini një Përgjigje