Kinezët krijojnë një kopje të Range Rover Evoque, dhe e pësojnë keq…

liridona 0

Për vite me radhë prodhuesit kinezë të automjeteve kanë vjedhur dizajn dhe ide të disa prej markave më në zë të prodhimit të makinave nga vendet e tjera të botës.  Çuditërisht ato ja arrijnë të krijojnë kopjet e tyre, po aq elegantë sa edhe origjinalet. Këtë herë bëhet fjalë për Range Rover Evoque.

Jaguar Land Rover sapo ka fituar një gjyq të hapur ndaj Jiangling Motor Corporation. Gjykata në Pekin vendosi që Landwind X7 SUV kishte shumë ngjashmëri me Range Rover Evoque.

Sipas The Guardian, pesë zona specifike të makinës ishin identike me imitimin e makinës- përveç çmimit. Kopja kineze kushton vetëm një pjesë e çmimit bazë të Evoque.

Tani që gjyqi tre-vjeçar mbaroi, Jiangling Motor Corporation do të duhet të kompensojë Jaguar Land Rover me një gjobë të rëndë. Prodhimi i Landwind X7 u ndërprite menjëherë.

Prodhuesi perëndimor i makinave ka fituar gjyqin ndaj prodhuesit kinez. Prandaj kjo mund të hapë rrugë për raste të ngjashme për tu çuar përpara.

Porsche ka hasur një rast të tillë në vitin 2016, kur mendohej se kompania kineze Zotye kishte prodhuar një model T700 të ngjashëm me Porsche Macan.