Kini kujdes! Këto janë 5 këshillat që duhet të keni parasysh para se të udhëtoni me motorr në një mot të nxehtë

ardita 0

Dëshira e çdo motorristi për të udhëtuar është kur lind dielli. Udhëtimi në një mot të nxehtë është diçka e bukur por ju dhe motorri juaj duhet të jeni të përgatitur. Kjo është shumë e rëndësishme kur ju keni disa kohë që nuk e keni përdorur motorrin.

Këto janë 5 këshillat që duhet të keni parasysh para se të udhëtoni me motorr në një mot të nxehtë:

1.Kontrolloni gomat.

Gomat janë ato që konsumohen shumë në çfarëdo lloj moti të jeni duke udhëtuar, por në mot të nxehtë konsumi është edhe më i madh. Ju para se të niseni duhet të kontrolloni presionin e ajrit brenda gomave dhe nëqoftëse nuk keni diçka  në shtëpi shkoni në servisin më të afërt dhe bëjeni. Gjithashtu kontrollojini gomat dhe për dëmtime të tjera.

2. Kontrolloni vajrat e motorrit tuaj.

Gjithmonë para se të niseni kontrolloni vajrat e motorrit tuaj. Duhet të kontrolloni nivelin e vajit, të vajit të frenave të cilat mund të kontrollohen lehtë. Gjithashtu mos harroni të kontrolloni dhe nivelin e lëngut ftohës.

3. Vishni veshjen e përshtatshme.

Duhet të keni veshjen verore para se të hipni në motor. Të udhëtoni duke përdorur veshjen dimërore në mot të nxehtë do ta bëjë udhëtimin shumë të parehatshëm. Do të ndiheni më keq nëse udhëtoni vetëm me një bluzë me mëngë të shkurtra. Veshja e përshtatshme verore do t’ju mbajë të freskët dhe shumë të sigurtë në rast aksidenti.

4. Parkoni motorrin në hije.

Qëndrimi në diell i dëmton ulëset, pjesët plastike dhe bojën kështu që mos i lini të ekspozuara për shumë kohë në diell.

5. Planifikoni udhëtimin dhe bëni pushime.

Nëse do të bëni një udhëtim të gjatë duhet të planifikoni të ndaloni rrugës për të bërë pushim dhe për tu hidratuar. Nëse jeni duke udhëtuar në vende që nuk jetojnë njerëz atëherë duhet të merrni ujë me vete. Dehidratimi ndikon në aftësinë për tu përqendruar dhe kjo nuk është diçka e mirë kur jeni mbi motor.

 

This post is also available in: English