Kjo biçikletë ju ndihmon të rikuperoheni nga dëmtimet që mund të keni pësuar nga vrapi apo ecja

armir 0

GlideCycle e mban të gjithë trupin lart nga toka dhe shërben pët të ndihmuar njerëzit që janë dëmtuar nga ecja apo vrapi. Personi i quajtur David Vidmar e krijoi këtë biçikletë pasi ai vetë kishte pësuar dëmtime në këmbë dhe donte një biçikletë me më pak presion në kyçet e këmbës. Shpikja e tij ju lejon të vraponi me gjysmën e peshës tuaj.

Kjo biçikletë mund të përdoret nga çdokush për ushtrime dhe nga ata që dëshirojnë të rikuperohen nga dëmtime serioze ose nga aventurierët që duan pak më shumë qejf.
Biçikleta portable është e thjeshtë për tu montuar dhe gjithashtu është akoma më e thjeshtë për tu çmontuar.

Kompania përveç biçikletës ka krijuar dhe pistën e vrapit GlideTrak dhe ka të njëjtin koncept me biçikletën por fokusohet më shumë në ata persona me Parkinson apo të goditur.

Çmimi i vendosur për biçikletën është 1,650 dollarë.

This post is also available in: English