Kjo Corvette e re do tju marr mëndjen!Ja pse!

liridona 0

General Motors ka markuar një emër të ri që mund të jetë për motorret Corvette të ardhshëm.

Natyrisht, Corvette i ardhshëm i gjeneratës C8 do të quhet ende Corvette. Ne nuk jemi të sigurt nëse GM është e gatshme të heqë dorë prej prefiksit Z të modeleve, por kjo ngelet për tu zbuluar.

Një emër që është zbuluar në MidEngineCorvetteForum.com është:ZORA.

Para se të futemi në detaje duhet të themi se ZORA është gjithmonë e shkruar me të gjitha shkronjat e mëdha. Kështu është regjistruar në vende të ndryshme, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Mbretërinë e Bashkuar, Bashkimin Evropian, Kinën, Japoninë, Korenë dhe Australinë.

ZORA u markua në mënyrë të përsëritur në vitin 2014 dhe 2015. Ky emër nderon inxhinierin e parë të Corvette, Zora Arkus-Duntov, i cili kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij për të bërë një Corvette me motor të mesëm për të konkurruar me rivalët evropianë të GM. Ai arriti të krijojë një prototip të vetëm në vitin 1964, i quajtur XP-819, por projekti u vendos shpejt në favor të një dizajni tjetër me motor përpara.

Tani, emri ZORA mund të jetë vetëm një masë parandaluese nga GM për të siguruar që askush tjetër nuk e pengon këtë markë tregtare.

Ka akoma shumë pyetje përsa i përket kësaj makine, aman çdo gje ngelet për tu zbuluar. Duhet vetëm pak durim!

This post is also available in: English