Kjo do të jetë makina më e shpejtë e policisë

Mariglen 0

Ford ka njoftuar se testimet e para të makinës Ford Police Interceptor Utility që do të dale në treg në 2020 kanë dale me sukses. Sipas testimeve të bëra nga policia e Michigan kjo makinë ka startin dhe shpejtësinë më të madhe se çdo makinë tjetër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Makina e re Interceptor Utility ka një konsum të ulët karburanti por pa ulur sigurinë dhe hapësirën e makinës, performance është ajo që është përmirësuar shumë”-tha Stephen Tyler drejtuesi i Ford në shitjen e makinave të policisë. Tyler deklaroi se makina e re do të ketë një konsum karburanti po aq sa një makinë mesatare. Sipas komapnisë Ford versioni i ri hibrid i makinës do të jetë 40% më efikas se versioni paraardhës.

Makina do të ketë sisteme të reja dhe të përmirësuara si një modem i cili do të jetë brenda makinës, Blueetooth, drita LED dhe shumë sisteme të tjera. Kjo lloj makine mbetet makina më e shitur e policisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

This post is also available in: English