Kjo është arsyeja e bashkëpunimit ndërmjet Toyota dhe Bmw në modelet Z4 dhe Supra

Admin 0

Vendimi i Toyota-s për tu bashkuar me BMW në një projekt të pëbashkët për modelet e reja Z4/Supra ngriti shumë pikëpyetje disa vite më parë. Megjithatë tani që çdo gjë është drejt përfundimit ajo që dimë është se makina e re Toyota Supra do të ketë një motorr BMW. Gjatë një interviste shefi i inxhinierve të Toyota Tetsuya Tada tregoi se pse u morr ky vendim në lidhje me motorrin e makinës së re Supra. Ai deklaroi se pas shumë anketimeve që janë bërë klientëve të saj ajo që klientët kërkonin më shumë ishte një motorr 6-cilindërsh. Kjo bëri që kompania të vendoste se ai do të ishte motorri i makinës së re. Rruga më e thjeshtë për të siguruar një motorr të tillë ishte që kompania Toyota të bënte një marrëveshje me BMW e cila e përdor këtë motorr tek modelet Z4 M40i dhe Z4 M30i.

 

Ajo që vihet re është se edhe pse këto kompani kanë ndarë disa pjesë të këtyre makinave me njëra tjetrën, nga pamja e jashtme këto makina nuk kanë asnjë ngjashmëri me njëra tjetrën.

This post is also available in: English