Kjo është fotoja e parë e BMW Serie 8 Gran Coupe

liridona 0

Që nga momenti kur BMW foli për konceptin Serie 8 Gran Coupe, e dinim që do të shkonte drejt prodhimit, thjesht nuk e dinim se kur do të ndodhte.

Tani e dimë, falë një imazhi prezantues që kompania ka ofruar për ne, në të cilën shpallet se makina do të zbulohet ndërmjet datave 25 dhe 27 Qershor të këtj viti në evenimentin BMW Welt në Munih.

Imazhi prezantues fsheh të shumtën e makinës, përveç vijës së çatisë.

Natyrisht është një sedan me katër dyer, është i gjatë dhe i ultë, dhe merr pamjen e një coupe.

Duke përdorur fotot e mëparshme si referencë, makina ngjan me të vërtetë me një coupe në pjesën e përparme. Sigurisht që përmasat do të jenë të ndryshme me të atë të një coupe, por makina përsëri do të jetë e bukur, nëse jo aq e mrekullueshme sa makina me dy dyer.

BMW shpalli gjithashtu se modelet e prodhimit do të dalin në shitje këtë Shtator.

Serie 8 nuk do të ketë motor V12, siç kemi thënë edhe më parë. Do të ketë të njëjtin motor turbo 4.4-litër V8 njësoj si M850i, i cili prodhon 523 kuaj fuqi dhe fuqi rrotulluese 750 Nm.

Ai model ka sistem drejtimi me të gjitha gomat aktive si dhe transmetimin automatik me tetë nivele shpejtësie. Të dyja këto karakteristika do të jenë pjesë e Gran Coupe.

Nëse BMW shton opsione motori me më pak fuqi, atëherë është e mundur ti shhini ato në Gran Coupe.

Çmimi bazë për Serie 8 Gran Coupe do të jetë më pak se ai i coupe që kushton 112,895$.