Mahnitëse! Renault zbulon fuoristradën e re elektrike, K-ZE

ardita 0

Fuoristrada e re elektrike e Renault quhet K-ZE. Kjo fuoristradë e re mendohet se mund të bëjë 155 milje vetëm me një karikim të plotë.

Kjo mund të mos ju duket shumë duke marrë parasysh makinën elektrike Renault Zoe që mund të bëjë më shumë milje. Por kjo fuoristradë nuk është dizenjuar për të bërë distanca të mëdha si një Tesla ose një e-Golf.

Kjo është një fuoristradë e vogël në të njëjtën madhësi sa një Citroen C1. Kjo makinë do të dalë në shitje vitin e ardhshëm në fillim në Kinë dhe pastaj në të gjithë botën.

Akoma nuk ka shumë detaje rreth kësaj makine por Renault premton një karikim të shpejtë dhe të thjeshtë që mund të bëhet si në vende publike po ashtu edhe në shtëpi.

This post is also available in: English