Kjo është fuoristrada elektrike e Rivian! E mrekullueshme

liridona 0

Rivian është një kompani e cila ndërton makina elektrike me zyra në Kaliforni dhe në Londër.

Para disa ditësh kjo kompani prezantoi kamionçinën e saj të fuqishme elektrike të quajtur R1T.

Së fundmi kjo kompani ka prezantuar edhe fuoristradën e saj elektrike të quajtur R1S.

Kjo fuoristradë është shumë e ngjshmë me kamionçinën e prezantuar disa ditë më parë. Kjo fuiristradë peshon 2650 kg dhe arrin një shpejtësi nga 0-60 mph në vetëm 3 sekonda dhe nga 0-100 mph në vetëm 7 sekonda.

Kjo fuoristradë ka një shpejtësi maksimale prej 125 mph.

Ajo do të ketë shumë sisteme sigurie nga më të fundit për ta bërë këtë furistradë sa më të rehatshme.

Diçka e veçantë është se kjo fuoristradë do të ketë 7 sedilje. Nëse çdo gjë ecën sipas planit kjo makinë mund të dale në treg në fillim të vitit 2021.