Kjo është fuoristrada më e re e policisë së Dubait

ardita 0

Policia e Dubait është pajisur me një tjetër mjet i cili do t’i ndihmojë për të kryer punën e tyre. Në fillim të muajit u prezantua një ‘hoverbike’ e cila së bashku me disa hoverbike të tjerë do të jenë pjesë e mjeteve të policisë së Dubait.

Së fundmi policia ka prezantuar një fuoristradë 4×4 se cila do të jetë pjesë e forcave të saj. Fuoristrada quhet Ghiath dhe nga pamja e jashtme ngjason shumë me një Chevrolet Suburban. Kjo fuoristradë është modfikuar nga W Motor e njëjta kompani me zyra në Dubai e cila është përgjegjëse për ndërtimin e makinave Lykan Hypersport. 

Ajo që e bën këtë fuoristradë të veçantë është sistemi i kamerave. Kamerat e vendosura tek Ghiath skanojnë të gjithë zonën rrotull makinës dhe dërgojnë imazhet e fytyrave të njerëzve ose targave të makinave në databazën e policisë nga ku ato krahasohen nëse janë persona në kërkim ose të rrezikshëm apo jo.

Oficerët e policisë nuk kanë nevojë të dalin nga makina për të vërtetuar nëse dikush është i dyshuari që ato kërkojnë apo jo. Deri tani ky është informacioni i vetëm i dhënë nga Policia e Dubait rreth kësaj fuoristrade.