Kjo është kositësja më e shpejtë në botë, arrin 100 milje në 6 sekonda

ardita 0

Honda ka tani kositësen më të shpejtë në botë e cila mund të arrijë 100 milje në orë në 6.29 sekonda. Libri i Guinness i Rekordeve Botërore ka kurorëzuar Honda-n si mbretin e ri të kositëses së barit.

Honda Mean Mower V2 u vu në provë në një rrugë në Dresden të Gjermanisë muajin e kaluar.

Honda thuhet se ishte e vendosur të rimarrë titullin që fitoi fillimisht në vitin 2015, pasi u rrëzua nga një burrë norvegjez i cili ndërtoi dhe nxori modelin e tij të ndërtuar në shtëpi.

Megjithatë, kjo makinë nuk është në dispozicion në treg. Automjeti ishte me një shpejtësi prej 187.6 km/h, megjithatë, me modifikimin e fundit, është e mundshme që të arrijë shpejtësinë në 241 km/h.