Kjo është makina më e re hibride e policisë amerikane

ardita 0

Ford ka prezantuar makinën më të re me të cilën policia e Shteteve të Bashkuara do të luftojë krimin. Bëhet fjalë për Police Interceptor Utility e cila ofron më shumë mbrojtje ndaj policëve si edhe një reduktim të harxhimit të karburantit dhe emetimit të gazrave të dëmshëm duke qenë se makina ka motorrë hibrid.

Duke qenë se makina e re e policisë është version i ri i Ford Explorer, kompania është kujdesur që të mos japë shumë të dhëna përpara se të bëjë prezantimin zyrtar të modelit Explorer.

Ajo që dihet është se kjo makinë është e pajisur me sistemin Police Perimeter Alert e cila është një sistem monitorimi ku kamerat monitorojnë lëvizjen e njerëzve përreth makinës dhe bëjnë të mundur pikasjen e lëvizjeve të dyshimta.

Edhe nga ana mekanike makina është përmirësuar shumë. Kompania Ford deklaroi se këto makina hibiride i kursejnë shtetin 3500 deri 5700 dollarë kosto karburanti secila në vit. Duhet shtuar se gjatë testimeve të bëra nga policia e Michigan dhe Los Angeles County Sheriff’s Department makina e re hibiride është shumë më e shpejtë se modeli që përdoret aktualisht nga forcat e policisë.

This post is also available in: English