Kjo është makina që harxhon vetëm… ujë me kripë

ardita 0

Njihuni me Quant e-Sportlimousine, disa vite më parë kjo ishte e certifikuar vetëm për njerëzit që ngisnin makinat nëpër rrugët e Evropës, njerëzit mendojnë që kjo është një shenjë e përfundimit të luftës midis organizatave që kontrollojnë vajin. Automjetet e tjera janë të pajisura me motorrë me djegie të brendshme që funksionojnë me benzinë, ndërsa kjo Quant e-Sportlimousine është e pajisur me një sistem energjie me elektrolite, e cila i jep makinës mjaftueshëm fuqi për të prodhuar 920 kuaj fuqi.

Vetura me ujë të kripur mund të arrijë nga 0-100 km/orë në 2.8 sekonda dhe ka një shpejtësi maksimale prej 350km/orë. Ajo u prodhua nga një kompani gjermane e quajtur Quant, në NanoFlowcell të Zvicrës.

Mesa duket ku sistem i rrjedhes së elektroliteve dhe teknologjitë e ngjashme të energjisë alternative po bëhen më të zakonshme. Kompanitë si NanoFlwcell në Zvicër po bëjnë akoma kërkime e testime pasi ata ishin te paret qe krijuan nje bateri te levizshme e cila kishte madhesine e duhur per t’u perdorur tek makinat elektrike.

Kur kompania e cila kishte vite në treg e quajtur NanoFlowcell AG u paraqit në Panairin e makinave në Gjenevë në mars të vitit 2014, duke debutuar prototipin e saj për një “supermakinë” me një bateri që mbushej me ujë të kripur, të pranishmit u dukën sikur ishte shumë kuriozë por njëkohësisht edhe skeptikë.

Quant përdor teknologjinë Nanoflowcell e cila në thelb është një bateri që përdor ujë të kripur për të ruajtur elektrolite që mund t’i nënshtrohen reagimeve të ndryshme për të prodhuar energji elektrike.

Lini një Përgjigje