Kjo është makina speciale në të cilën do të garojë Fernando Alonso.

liridona 0

Fernando Alonso do të tërhiqet nga garat e Formula 1 pas garës së fundit të këtij sezoni në Abu Dhabi këtë fundjavë. McLaren në nder të pilotit të saj Fernando Alonso ka ndërtuar një makinë unike me ngjyrat blu, të verdhë dhe të kuqe njësoj si ngjyrat në kaskën e pilotit. Kjo është makina në të cilën Fernando Alonso do të garojë në garën e fundit të tij në Formula 1.

“Ne duam që gara e fundit të jetë e veçantë”- u shpreh drejtuesi i McLaren Zak Brown.

Shumë prej fansave të tij do të donin që ai të kishte fituar më shumë tituj kampion duke parë talentin e tij të jashtëzakonshëm. Fernando Alonso ka fituar 2 tituj kampion bote kur garonte me Renault dhe iu afrua shumë titullit të tretë kur garonte me ekipin Ferrari. Megjithatë ai mbetet një pilot i shkëlqyer ndoshta një nga më të mirët eqë Formula 1 ka pasur.