Kjo është makina speciale që McLaren do të ndërtojë për të festuar fitoren e parë në Formula 1

Admin 0

50 vite më parë një ekip i ri në Formual 1 i quajtur McLaren arriti të fitonte garën e parë. Fitorja e parë ndodhi në çmimin e madh të Belgjikës në vitin 1968 dhe piloti që drejtonte një McLaren M7A portokalli ishte Bruce McLaren. Në nder të kësaj fitore kompania McLaren do të ndërtojë një sasi të limituar McLaren 720S me ngjyrë portokalli. Emri zyrtar i kësaj makine është McLaren 720 S Spa 68 Collection dhe kompania deklaroi se do të ndërtojë vetëm tre makina të tilla. Përveç ngjyrës portokalli kompania ka bërë edhe disa ndryshime të tjera për ta bërë këtë makinë sa më speciale. Në pjesën e prapme të makinës ngjitur me rrotat McLaren ka vizatuar në ngjyrë të argjendtë hartën e pistës belge ku Bruce McLaren arriti fitoren e parë.

Gjithashtu sa të hapni derën në pjesën e brendshme të makinës është qepur një mbishkrim ku tregohet fitorja e parë, pista ku ndodhi,viti kur ndodhi si edhe emri i pilotit. Edhe tek çelësi i makinës do të gjeni një mbishkrim i cili lexon Spa 1968. McLaren nuk dha ndonjë shpjegim sepse do të ndërtohen vetëm tre makina, por deklaroi se 2 nga këto makina janë shitur ende pa u ndërtuar për tu blerë dhe vetëm një është akoma në shitje.

This post is also available in: English