Këto janë fotot e para zyrtare të Renault Clio-s së re

Admin 0

Pas videos së shkurtër të gjeneratës së re të modelit Clio të publikuar një javë më parë, Renault ka vendosur që të publikojë foto të pjesëve të ndryshme të makinës. Si fillim ajo ka publikuar një foto ku tregohet pjesa e brendshme e kabinës së makinës. Ajo që bjen në sy nga këto foto është dizajni i brendshëm dhe teknologjia e fundit me të cilën është pajisur makina. Një karakteristikë që vihet re është ekrani në formë tableti i cili ndohet në krokotin e makinës. Poshtë ekranit gjenden një seri butonash që kryejnë funksione të ndryshme si ngrohja e sediljeve, sensorët e parkimit, hapjen dhe mbylljen e dyerve etj.

Kompania Renault e konsideron modelin Clio si një nga më të rëndësishmit për kompaninë duke qenë se ky model mbetet më i shituri në kompaninë franceze. Renault gjithashtu ka premtuar se do të zbulojë foto dhe informacione rreth pjesës së jashtme të makinës si edhe informacione teknike në ditën e nesërme.

This post is also available in: English