Kjo është teknologjia më e fundit që Hyundai do të vendosë tek modeli i ri Santa Fe

Admin 0

Nëse keni një llogari bankare të majme ju mund të bleni një makinë luksoze si Bentley Bentayga të cilën mund ta ndizni vetëm me anën e të shenjës së gishtit tuaj. Lajmi i mirë është se nuk ju duhet të vidhni një bankë për ta pasur këtë teknologji në makinën tuaj. Hyundai ka njoftuar se të gjitha fuoristradat Santa Fe të 2019 që do të prodhohen duke nisur nga fillimi i vitit të ardhshëm do të pajisen me sistemin e njohjes së shenjës së gishtit. Megjithatë Hyundai deklaroi se kjo makinë me këtë sistem nuk do të dalë në shitje në të gjtha tregjet edhe pse kompania nuk dha ndonjë të dhënë se në cilat tregje do të shiten këto makina me këtë lloj teknologjie.

Skaneri i cili skanon gjurmën e gishtit do të vendoset tek doreza e derës së makinës si edhe tek butoni i ndezjes dhe i fikjes së makinës. Pas ndezjes së makinës me shenjën e gishtit, makina do të rregullojë automatikisht vendosjen e pasqyrave dhe sediljeve sipas preferencave të rregjistruara të atij shoferi që e ndezi makinën.

Sipas kompanisë kjo lloj teknologjie është shumë e sigurtë. Gjithashtu Hyundai deklaroi se kjo lloj teknologjie është 5 herë më efektive se përdorimi i çelësit dhe mundësia që sistemi të ngatërrojë shenjën tuaj të gishtit me një person tjetër është shumë e vogël. Sipas Hyundai ky është vetëm fillimi sepse kompania është duke punuar për ta përmirësuar edhe më shumë këtë teknologji. Për momentin modeli i ri Santa Fe do të jetë modeli  i  parë Hyundai  i  cili do të pajiset me këtë teknologji.

This post is also available in: English