Kjo helmetë është e projektuar për t’ju siguruar një pamje 360 gradë(video)

Mariglen 0

Kjo helmetë ka një kamër kontrolli që ju siguron të keni një pamje 360 gradë. Helmeta “smart” është quajtur CrossHelmet dhe është projektuar që ta bëjë udhëtimin tuaj më të sigurtë. Helmeta jo vetëm që mbron kokën tuaj por gjithashtu ju siguron të shihni nga mbrapa dhe pamjen e çon në një ekran të vogël para syve tuaj.
Funksionon me një aplikacion në telefonin tuaj për të treguar drejtimet në ekranin e vogël para syve. Ky aplikacion mund të reduktojë zhurmat e ambjentit dhe kompania thotë që kjo gjë ul lodhjen e shoferit.
Për më shumë, ky aplikacion ka një grup çati që ju lejon të komunikoni me drejtuesit e motorrave të tjerë. Madje mund të kontrolloni listën e muzikës dhe të hyni në të dhënat e drejtimit të motorrit.

This post is also available in: English