Kjo makinë ka një teknologji që nuk e ka asnjë tjetër.

Subaru i ri Forester që po bën bujë këtë vit,ka tërhequr vëmendjen në Panairin Ndërkombëtar të makinave në New York.
Emri i kësaj teknologjie të re është DriverFocus dhe Subaru e përshkruan si një sistem të monitorimit të shoferit duke përdorur programin e identifikimit të fytyrës.
Kjo karakteristikë, për të cilën Subaru pretendenon se do të jetë e para e cila e përdor në industrinë e makinave. Arrin të memorizojë deri në 5 profile të shoferëve të ndryshëm. Në këtë mënyrë makina do arrijë të përshtasë direkt rregjistrimet e makinës. Por përveç kësaj do ketë aftësinë për të monitoruar fytyrën e shoferit dhe për të dalluar shenjat e lodhjes dhe pagjumësisë.
DriverFocus do vijë në ndihmë të shoferëve për të bërë udhëtimin më të sigurt dhe komod.