Kjo me siguri është Toyota Previa më i çuditshëm që keni parë ndonjëherë

ardita 0

Për dike që ka nostalgji për vitet 60’, kjo kopje e ‘Thunderbird 2’ mund të jetë pikërisht ajo që ju nevojitet. Aktualisht është në shitje në Mbretërinë e Bashkuar për 34,995 paund.

‘Thunderbirds’ ishte një serial televiziv fantasiko-shkencor nga Mbretëria e Bashkuar që fillimisht u zhvillua nga vitet 1965-1966 dhe pas disa vitesh u transmetua në të gjithë botën. Ishte një familje që përdorte automjete të ‘çmendura’ që shpëtonin njerëzit që ndodheshin në rrezik. Ajo që e bënte serialin akoma më të veçantë ishte se të personazhet ishin marioneta.

Ndërsa sot kjo makinë është ndërtuar nga një specialist dhe është një ndërtim i mahnitshëm por njëkohësisht edhe i çuditshëm.  Eshtë ndërtuar me një trup metalik rreth një Toyota Previa 1994.

Në lidhje me fuqinë e saj mbeten karakteristikat e Previas, e cila ka një motor 2.4 litërsh dhe është automatike. Targa e saj na tregon se ajo është e regjistruar në Mbretërinë e Bashkuar për t’u ngarë në rrugë.  Dikush mund ta importojë makinën në Shtetet e Bashkuara, por mungesa e pasqyrave anësore do të mund ta bënte të vështirë regjistrimin e saj.

This post is also available in: English