Kjo mini-zjarrfikëse parandalon djegien e motorrit të makinës tuaj

armir 0

‘Auto Fireman’ është një zjarrfikëse e vogël e cila sapo dallon zjarr në motorrin e makinës e fik atë automatikisht.

Dy kuti të vogla të kuqe montohen magnetikisht brenda në motorr. Një tel sensitiv ndaj të nxehtit mbështillet rreth zonës që ka rrezik flake dhe më pas konektohet me kutitë e kuqe. Zjarrëfikëset e vogla aktivizohen kur zjarri afrohet në linjën termike.

Në momentin që flaka afrohet te sensori i këtyre kutive, ato lëshojnë një lëndë e cila bën të mundur fikjen e zjarrit. Supozohet që këto kuti të vogla ta fikin zjarrin për rreth 30 sekonda.

Lënda e cila ndodhet brenda këtyre zjarrfikseve është 100% jo toksike dhe shumë e sigurtë për ambjentin.
Çmimi i ‘Auto Fireman’ është 299 dollarë.

This post is also available in: English