Kjo mund të jetë makina e fundit e Saab në shitje!

liridona 0

Për rreth 7 dekada Saab Automobile ishte një markë e suksesshme makinash.

Marka suedeze i dhuroi botës makina si Saab 900,9000,9-3 dhe 9-5, por fatkekësisht në vitin 2012 kjo markë falimentoi.

Një Saab e cilësuar si e re me vetëm 90 kilomtra të kryera është ende në shitje në Itali.  Makina duket e re edhe pse ka disa vite që është ndërtuar.

Sipas të dhënave kjo është makina e fundit që Saab prodhoi përpara se të deklaronte falimentin. Kjo makinë shitet tek një shitës makinash në Pordenone në Itali.

Makina ka një motorr TTiD4Ruro 5 me naftë e cila prodhon deri në 130 kuajfuqi.

Përveç motorrit të naftës makina ka disa sisteme modere si sensorët e parkimit, Bluetooth, sensorët për afërsinë si edhe shumë airbag.

Nëse ju dëshironi të bleni këtë makinë atëherë duhet të jeni të gatshëm të paguani 31,000 euro për të. Nuk është një çmim i lartë duke marrë parasysh që kjo është makina e fundit Saab të cilën mund ta gjeni të re sikur sa ka dalë nga fabrika.