Kjo mund të jetë mundësia juaj më e mirë për të zotëruar një nga makinat më të rralla në botë

Admin 0

Makina Bugatti EB110 shpesh mund të harrohet për shkak të supermakinave si Veyron apo Chiron të cilat zënë faqet e para nëpër gazeta apo revista. Megjithatë kjo ishte makina e parë e cila i hapi rrugën supermakinave si Bugatti Chiron apo Veyron. Bugatti EB110 Super Sport ishte makina nga ku u frymëzuan këto supermakina. Një Bugatti standart EB110 kishte një shpejtësi maksimale prej 213 mph falë një motorri V12 3.5-litërsh i cili prodhonte deri në 550 kuajfuqi. Gjithë kjo fuqi dhe shpejtësi ishte diçka fantastike në vitin 1991 kur kjo makinë u prezantua për herë të parë. Megjithatë version EB110 Super Sport ishte edhe më fantastike. Kjo makinë kishte një shpejtësi maksimale prej 220 mph dhe mund të arrinte një shpejtësi nga 0-62 mph në vetëm 3.3 sekonda. Kjo shpejtësi kaq e madhe vinte për shkak të disa modifikimive në motorr dhe në trupin e makinës ku versioni Super Sport peshonte rreth 150 kg më pak se version standart. Bugatti ndërtoi vetëm 30 makina EB110 Super Sport duke e bërë këtë makinë një nga më të rrallat në botë.

Një Bugatti EB110 Super Sport do të dalë në ankand në Paris tek RM Sotheby. Kjo makinë është si  e re me vetëm 560 milje të përshkuara. Gjithashtu me makinën ju do ju jepen edhe letrat nga kompania Bugatti të cilat tregojnë se kjo makinë është njësoj si atëherë kur doli nga fabrika.

This post is also available in: English