Koleksioni i makinave të Lewis Hamilton

Mariglen 0

Lewis Hamilton ka një koleksion prej 15 makinash luksoze dhe të rralla. “Unë nuk di asgjë rreth verës, nuk di asgjë rreth artit, por për makinat unë di shumë gjëra dhe di si ti përzgjedh ato”-tha Hamilton kur u pyet rreth makinave të tij. Hamilton ka një 1996 Shelby Cobra 427 e cila është edhe më e veçanta. Më vonë ai bleu edhe një 1967 Shelby Cobra. Hamilton pëlqen të gjitha makinat që ka. Kur u pyet rreth tyre ai u përgjigj: Ford Mustang Shelby GT500  e 1967 është një makinë e bukur por jo aq e shpejtë ndërsa Pagani Zonda është e tmerrshme! Ajo është makina më e paparë që kam për zhurmën që bën por nuk është fare e manovrueshme dhe praktike”-tha ai.

Lewis Hamilton ka porositur dhe një Mercedes Project One dhe do të donte që në të ardhmen të kishte një Mercedes-Benz 300SL dhe një Ferrari 250 GT California Spyder SWB. Me kontratën e re dy-vjeçare që ai ka firmosur me Merceds këto makina mund të jenë të tijat për një kohë të shkurtër.

Shikoni me poshtë shijen e kampionit të Formula 1.

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”90″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_slideshow” gallery_width=”600″ gallery_height=”400″ cycle_effect=”fade” cycle_interval=”10″ show_thumbnail_link=”1″ thumbnail_link_text=”[Show thumbnails]” order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

This post is also available in: English