Kompania Acura njofton se nuk ka plane për të ndërprerë prodhimin e modelit NSX

armir 0

Acura NSX u kthye në treg në fund të vitit 2015 si një model i 2016 pas një mungese prej gati një dekade.
Gjenerata e parë NSX u shit për 17 vite me radhë dhe pati një numër të përditësimeve duke përfshirë edhe modelin e vitit 2002. Modeli i gjeneratës së dytë mori disa përditësime për 2019, duke përshirë disa ngjyra të reja të jashtme, të tilla si ‘Thermal Orange’.

Sidoqoftë, shitjet e vitit 2018 nuk ishin aq të mira, pati vetëm 170 mjete të shitura, në 2017-tën pati 581 dhe në vitin 2016 pati 269 mjete të shitura. A ka mundësi që supermakina NSX të mos prodhohet më? Jo sipas kompanisë Acura.

Gjatë një interviste Menaxheri i Marrëdhënieve Publike të kompanisë Acura e bëri mjaft të qartë:
“Ne nuk kemi plane për të ndërprerë prodhimin e NSX. Për më tepër emri NSX përdoret më tej për të përfaqësuar idealet e markës tone. Nëse shihni numrat e shitjeve ju mund të bëni të gjitha llojet e supozimeve.  Me fjalë të tjera, ajo vazhdon të jetë makina ideale që më së miri shpreh përkushtimin e Acura-s për ‘Performancën e përpiluar me saktësi”.