Kompania britanike njofton se Jaguar F-Pace i ardhshëm do të jetë SUV-i më i shpejtë në botë

ardita 0

Kompania britanike Lister Cars pas coupes sportive F-Type ka prezantuar makinën e modifikuar SUV të Jaguar F-Pace (i quajtur Lister LFP).

Kompania ka zbuluar pak detaje, ajo ka publikuar disa fotografi të makinës dhe ka njoftuar që Lister LFP do të ketë motor V8  me 5.0 litra, me 670 kuajfuqi. Lister LFP do të arrijë shpejtësinë nga 0-100 km/orë për vetëm 3.5 skonda dhe do të ketë një shpejtësi maksimale prej 200mph.

Në ndryshim nga modeli standard F-Pace, Lister LFP ka një pamje të jashme më ‘agresive’, rrota të reja, amortizatorët e modifikuar, sistemin e ri sportiv të shkarkimit të gazeve, pjesa e brendshme është luksoze etj. Lister Cars do të prodhojë vetëm 250 njësi gjithashtu ka paralajmëruar se ky do të jetë SUV-i më i shpejtë në botë.