Kompania japoneze Nissan prezanton modelin e ri ‘Project Clubsport 23’

ardita 0

Për edicionin e vitit 2018 të SEMA-s, që është panairi i makinave të modifikuara, Nissan ka vendosur të prezantojë modelin 370Z të modifikuar.

Tashme modeli i modifikuar njihet me emrin ‘Project Clubsport 23’. Motori standard V6 3.7 litërsh i këtij modeli është zëvendësuar me një motor V6 Twin-Turbo, 4.0 litërsh të Infiniti Q50 400 Red Sport, i cili prodhon 400 kuaj fuqi.

‘Project Clubsport 23’ tërheq shumë vëmendjen me paraqitjen e saj të jashtme ngjyrë portokalli, paketën për aerodinamikën, sistemin sportiv të shkarkimit të gazeve, amortizatorët e modifikuar, sediljet sportive etj.

Tashmë dihet se 370Z është një makinë e vjetër por është inkurajuese që Nissan është ende i gatshëm që të investojë në makinat sportive coupe.