Kompania kineze sjell SUV-in elektrik në Evropë në vitin 2020

ardita 0

Pas debutimit të tij vitin e kaluar, modeli elektrik Exceed TX SUV i Chery do të futet në tregjet evropiane jo me shpejt se ne vitin 2020. Sipas drejtuesit ekzekutiv të kompanisë kineze, Chen Anning Gjermania mund të jetë një nga vendet e para evropiane për të mirëpritur TX Exceed, e cila fillimisht është projektuar me motor hibrid. plug-in hibrid dhe elektrik.

Drejtori i Chery tha gjithashtu se kompania e tij së shpejti do të njoftojë ndërtimin e një qendre zhvillimi pranë Frankfurtit, e cila do të punësojë disa qindra njerëz. Në një intervistë të vitit të kaluar, Chen deklaroi se çdo model që kompania e tij do të sillte në Evropë do të ishte “micro-hibride, hibride ose plug-in hibride”, por gjithashtu konfirmoi edhe presencën e mjeteve elektrike.

Tani për tani, modeli i vetem i knofirmuar eshte TX Exeed, i cili debutimin e tij e bere ne vitin 2017 ne Frankfurt “Motor Show”. Ky version perdor nje bateri 12kWh qe siguron 69 km me nje mbushje të vetme. Fillimsht pritej që SUV-i të lançohej në Evropë vitin e ardhshëm por kompania e shtyu edhe 1 vit lançimin e saj.

This post is also available in: English