Kompania Knightscope ka si mision të dallojë dhe parandalojë krimin me modelin e tyre K7

armir 0

K7 është rroboti më i ri që i është shtuar flotës të sigurisë në kompaninë KnightScope INC.

4 rrotaku me sistem sigurie peshon 350 kg dhe është projektuar që të lëvizë në të gjitha terrenet. Gjithashtu ka potencialin të operojë në vende të tilla si aeroporte, burgje, nënstacione energjie elektrike dhe në ferma që funizohen me energji diellore apo mullinj me erë.

Kjo kompani përveç këtij rroboti ka dhe modelin tjetër K1, i cili është i aftë të dallojë armët e fshehura. Po ashtu dhe dy modele të tjera K3 dhe K5 janë në patrullim të pavarur në zona të tilla si parkingje apo biznese të ndryshme.

Si të gjithë kushurinjtë e tij të përmëndur më sipër, modeli K7 përdor radar prej lazeri (LIDAR), dallues zhurmash (Sonar), GPS, ka kamera termale, njeh targat e makinave dhe mund të identifikojë njerëzit.
Misioni i kësaj kompanie është të dallojë dhe parandalojë krimin.