Kompania konfirmon se së shpejti do të prezantojë BMW 8 Series në versionin kabriole

ardita 0

Pas versionit Coupe që u prezantua në fillim të vitit, tani kompania ka vendosur që në panairin e makinave të Los Anxhelos të prezantoje një model kabriole, BMW 8-Series.

Modeli i ri kabriole do të ketë pothuajse të njëjtat karakteristika si të BMW 8 Series Coupe. Për konsumatorët do të jetë në dispozicion versioni M850i xDrive me motor benzine V8 “twin-turbo” 4.4 litersh, që prodhon 530 kuaj fuqi. Gjithashtu do të jetë në dispozicion versioni me naftë 840d xDrive me motor të rregullt  3.0 litërsh dhe që prodhon 320 kuaj fuqi.

Prodhuesi i njohur gjerman ka bërë të ditur se përveç versioneve Coupe dhe kabriole do të lançoje edhe versionin me katër dyer Gran Coupe.