Kompania Land Rover është duke planifikuar ndërtimin e një modeli Defender Sport

Admin 0

Me modelin Land Rover Defender në ndërtim e sipër kompania britanike po mundohet që të rrisë shitjet dhe imazhin e kompanisë. Modeli i ardhshëm Defender pritet  që  ta përmirësojë shumë imazhin e kompanisë. Modeli i ri Defender do të ketë një pamje shumë më moderne duke ndërthurur pamjen e një fuoristrade të rehatshme me atë të një fuoristrade të fuqishme që mund të udhëtojë në çdo terren.  Ky model do të dalë në treg në vitin 2020 ndërsa për ata që kërkojnë modelin e ri Defender Sport duhet të presin më gjatë.

Sipas disa burimeve brenda kompanisë modeli Defender Sport nuk do të dalë në treg para vitit 2026. Kjo fuoristradë do të jetë më luksoze dhe do në të do të ndërthuret pamja e një fuoristradë sportive me atë të fuoristradë të fuqishme e cila mund të ngjisë çdo lloj terreni.

This post is also available in: English