Kompania njofton se Volkswagen Passat nuk do të prodhohet më në Gjermani por në…

ardita 0

Volkswagen Group ka dhënë një deklaratë për shtyp duke konfirmuar lajmin se: “Prodhimi i familjes Volkswagen Passat do të zhvendoset në fabrikën e Skoda-s në Kvasiny të Republikës Çeke.”

Këto modele do të ndërtohen aty së bashku me Skoda Superb dhe Kodiaq. Skoda Kodiaq dhe Seat Ateca aktualisht të prodhuar në Kvasiny, do të transferohen në një fabrikë të re në Europën lindore.”

Volkswagen Passat ka qënë modeli më i shitur në klasën e vet në Europe këto vitet e fundit. Në nëntë muajt e parë të vitit 2018 u shitën në tregun europian 127, 325 modele të tilla, pati një rënie prej 5% krahasuar me periudhën janar-shtator të vitit 2017.